Në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë numri i kontejnerëve është i vogël, anipse dita ditës numri i banorëve po rritet.
Kështu në mungesë të kontejnerëve, banorët kanë filluar t’i hedhin mbeturinat jashtë tyre, transmeton Sinjali.
Në disa fotografi të dërguara nga një sinjalizues, shihen kontejnerët e stërmbushur me mbeturina, ndonse sipas sinjalizuesit kompania e mbeturinave nuk ka dy ditë që i ka hequr ato.
Në këto temperatura të larta që po mbizotërojnë në vend, kundërmimi është i padurueshëm në atë pjesë të lagjes kontejnerët janë të vendosur afër banesave./Sinjali/