image Konsulli i shkarkuar i shkruan Kurtit, i tregon për skandalet dhe shkeljet e ministres Gërvalla

Politikë

Konsulli i shkarkuar i shkruan Kurtit, i tregon për skandalet dhe shkeljet e ministres Gërvalla

news image

11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm u shkarkuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke u arsyetuar që procedurat për rekrutimin e tyre kanë qenë jashtëligjore.

Në mesin e tyre është edhe Gramos Begolli, i cili shërbente si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Hamburg të Gjermanisë.

Mirëpo, Begolli ka nisur një letër në adresën zyrtare të kryeministrit, Albin Kurti, në të cilën është ankuar për sjellje arrogante nga Ministrja Donika Gërvalla.

Gërvalla përmes një mesazhi i kishte kërkuar Begollit që ta ftojë në ngjarje edhe Muhamet Idrizin dhe t’i kërkojë falje që s’e kishte ftuar më herët. Kjo kërkesë e saj kishte bërë që të ketë përplasje me Begollin, i cili një ditë pas Ditës së Pavarësisë i ka dërguar email kryeministrit, të cilit i ka treguar veprimet që ka bërë ministrja.

Në vend që të merrte pjesë në funksionet e saj të planifikuara ndërsa vendi po shënonte 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, znj. Gërvalla mori një vendim impulsiv në minutën e fundit për të udhëtuar në Hamburg me qëllim që të më ngacmonte, ta thyente agjendën e planifikuar dhe t’i jepte rëndësi një personi të paftuar, e gjithë kjo për shkak të lidhjes politike me të. Para dhe  pas mbërritjes së saj në Hamburg ajo komunikoi me mua në mënyrë joprofesionale dhe nënçmuese”, thuhet në letrën e Begollit.

Begolli ka shkuar më tej, duke thënë se për këtë veprim gjatë festës së pavarësisë, është shkarkuar nga Gërvalla.

Mund të konkludohet lehtë se ndërveprimet e mia me mediat në shërbim të fjalës së lirë dhe të vërtetës e çuan znj. Gërvalla drejt këtij vendimi. Shkarkimi im dhe agresioni i shfaqur përmes aktit – përveç shkeljeve të mëparshme ndaj meje dhe protokollit zyrtar – mund të kuptohen vetëm si hakmarrje klasike!”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/