image Konsett e cilëson pozitiv takimin me Kurtin: SHBA-të mbesin të përkushtuara për një partneritet të ngushtë

Kosovë

Takimi/ Konsett e cilëson pozitiv takimin me Kurtin: SHBA-të mbesin të përkushtuara për një partneritet të ngushtë

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett e ka cilësuar pozitiv takimin e sotshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kosnett përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ndër të tjera ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbesin të përkushtuara të kenë një partneritet të ngushtë Kosovën.

Takim pozitiv me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e urova për formimin e qeverisë. SHBA-të dhe Kosova mbeten të përkushtuara të kenë një partneritet të ngushtë“, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan e ka takuar edhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/