Përfundimet për Ballkanin Perëndimor të nxjerra nga Samiti i BE-së, ku për Kosovën përmendet vetëm përparimi në dialog, derisa nuk përmendet liberalizimi i vizave i ka treguar zëdhënësi i Këshillit Evropian, Barend Leyts.
Në pikat e nxjerra në përfundime, për Kosovën flitet vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe përparimin në dialog. Në këto pika nuk flitet për heqjen e vizave.
“Këshilli Evropian riafirmon urgjencën e të bërit përparim të qartë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha bilaterale dhe regjionale, veçanërisht dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në pikën 19.
Në pikat tjera nuk përmendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, teksa theksi vihet tek Bosnja e Hercegovina ku kërkohet implementimi i marrëveshjeve dhe reforma elektorale dhe kushtetuese.
Bosnja po pret marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.