image Konjufca: Zhvillimet e fundit në Ukrainë janë shenjë se duhet të forcojmë bashkëpunimin me Malin e Zi

Politikë

Konjufca: Zhvillimet e fundit në Ukrainë janë shenjë se duhet të forcojmë bashkëpunimin me Malin e Zi

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar të Malit të Zi, i prirë nga kryetari Faik Nika.

Konjufca u shpreh se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore dhe tashmë edhe një përcaktim të qartë gjeostrategjik dhe transatlantik.

“Zhvillimet e fundit shqetësuese në Ukrainë janë shenjë se ne duhet të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin me njëri-tjetrin“, tha Konjufca.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Mali i Zi e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe, ndër të tjera, veçuan nevojën për ngritjen e kuotave për studentët dhe specializantët shqiptar nga Mali i Zi.

Ata kërkuan njëherësh edhe përkrahje institucionale për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, mbështetje të projekteve të ndryshme kulturore e arsimore, si dhe investime në infrastrukturë në vendbanimet shqiptare, thuhet në komunikatë.

Kryetari Konjufca dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së komunitetit shqiptar në Mal të Zi.​

/GazetaSinjali/