image Konjufca: VV të iniciojë ndryshimin e vendimit për shpenzimet e karburantit, dy parti janë kundër

Politikë

Konjufca: VV të iniciojë ndryshimin e vendimit për shpenzimet e karburantit, dy parti janë kundër

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar para mediave, pas mbledhjes së Kryesisë së Parlamentit, raporton Gazeta Sinjali.

I pyetur nga gazetarët për shpenzimet e deputetëve për karburantin, Konjufca tha se do të ishte mirë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të inicionte ndryshimin e këtij vendimi, ndonëse tha se dy parti janë kundër.

“Kryesia merret me këtë punë dhe dikush duhet ta iniciojë, Grupi i Vetëvendosjes do të ishte mirë ta iniciojë këtë punë. Meqenëse ashtu kështu, vetë kanë shpreh në mënyrë vullnetare heqjen dorë prej atyre shpenzimeve, që quhen të rrugës dhe që tash janë me dokumente tona të Kuvendit të Kosovës. Kështu që, sapo kjo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë, ne do ta trajtojmë dhe me optimizëm që do t’i merr edhe votat e subjekteve tjera politike, të cilat që besa deri tash kanë thënë që nuk e përkrahin një vendim të tillë, të paktën dy prej tyre”, tha ai.

/GazetaSinjali/