Kryeparlamentari, Glauk Konjufca më 17 qershor do të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Konjufcës Ilir Kërçeli, përmes një statusi në Facebook.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk e kanë pranuar në vizitë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Nuk dihet nëse Konjufca do të ketë takim me Thaçin e Veselin.