image Konjufca: Vetëm rastet urgjente të paraqiten në ambasadat dhe konsullat e Kosovës

Kosovë

Njoftim/ Konjufca: Vetëm rastet urgjente të paraqiten në ambasadat dhe konsullat e Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje shtetasëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit se për shkak të koronavirusit vetëm rastet urgjente të paraqiten në Ambasadat dhe Konsullat e Republikës së Kosovës.

Konjufca këtë e ka bërë përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të karantinimit dhe në mënyrë që mos ta rrezikoni shëndetin tuaj, të familjes suaj dhe qytetarëve të tjerë, ju bëjmë thirrje që vetëm rastet, të cilat kanë urgjenca, të paraqiten në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për t’u përfshirë në listën e kthimit. Gjithashtu, thirrjen e njëjtë ua bëjmë të gjithë qytetarëve, të cilët synojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës nëpërmjet rrugëve tokësore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tej, Konjufca ka thënë se pandemia e koronavirusit nuk mund të luftohet pa bashkëpunimin e gjithsecilit.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1364594040394450?__xts__[0]=68.ARC6zu0NYFvcjBadlsG29TxL4031KU8I9uBAZ3WHwK3FYCQRqzLz1B9cM1X4d8Co_fKZ3r7ZIPigO5nB8-NuFNRzTGV64NE9FAjdSG0OLG8aRwVV7xed1kdDUqKKpiyLb2n7JydpXvywOL4drP62ELT5RrUXAo7sny9rlECRWAMCKNM2mGqW48kGdMhzoGaqBrBE42MM6qqFmCorPunqS-DzJkCumfFShgNWlTQQ4dfHxExMkk9E9NDCk8wMDG3AEmSHafYSFyHT0m-Hi-W_LfPOAjI_IZlw3Xq8pnSwFX7pXVJHtL-VkkLAaXJf8a4qeI4nryJQXB8i4lKgq63lfOYhFw09nKcsmW2fK-WIu1ogJssxpajUDYtFB5G6eaQIvy1O8pQcYierfUJhZ6KQZ-1YkXLyyEaGKUAbLF5IaMaayzeoB5nQ2-grcZWsmKUDkSxwRDgIwV29PalUTXwf7A4q019ESW-CRg6YaNE86W6KU4IB3w9kfuZ1cDHc&__tn__=-R

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 24 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/