image Konjufca vetë i nënti në çajtore të Podujevës, shpërfill masat mbrojtëse

Politikë

Konjufca vetë i nënti në çajtore të Podujevës, shpërfill masat mbrojtëse

news image

Ish-ministri i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka qëndruar sot në Komunën e Podujevës. Ai së bashku me deputetin Mefail Bajqinovci, kandidatin e VV-së për kryetar të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi dhe ish-zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu është ndalur për një çaj rusi në një nga çajtoret e Podujevës.

Në fotografitë e publikuara nga Taulant Kryeziu ata shihen të relaksuar dhe duke shpërfillur të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga koronavirusi.

Kujtojmë që kjo parti dje shënoi 15-vjetorin e themelimit të saj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Pavarësisht se nga kjo parti paralajmëruan respktim të masave mbrojtëse, pjesëmarrësit nuk kishin të vendosura dorëza e maska dhe qëndronin “ngjitur” me njëri-tjetrin.

Vetëm mbrëmë në Kosovë u konfirmuan 58 raste të reja me koronavirus, derisa ky tubim u kritikua se mund të jetë “vatër” e përhapjes së virusit./Gazeta Sinjali/