Qeveria Hoti ka anuluar vendimet e marrra nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Gjatë mandatit të Konjufcës janë marrë këto vendime: Propozimi- për kthimin e shefave të misioneve; vendimin që së paku 50 për qind e emërimeve të ambasadorëve dhe shefave të misioneve të bëhen nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës; që të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës të shërbejnë vetëm një mandat; si dhe vendimi për largimin e 14 konsujve.
Konjufca ka thënë se vendimi për kthimin e ambasadorëve politikë të cilët kanë hyrë në mandatin e dytë, ka qenë i drejtë, i ligjshëm dhe i domosdoshëm.
“Masa e të ngarkuarve politikë në misionet tona diplomatike ka shkuar në nivelin mbi 70%. Ligji thotë që duhet të jenë në 50%”, ka shkruar Konjufca në Facebook. /GazetaSinjali/