image Konjufca: Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë - Sinjali

Konjufca: Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh, anëtar në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se situata në Kosovë do të ishte shumë më e mirë nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur më herët, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne po hyjmë në janar dhe ende nuk po dimë nëse zgjedhjet mbahen në 31 janar apo 7 shkurt. Pastaj procedurat e KQZ-së, shumë jemi vonuar”, tha ai.

Konjufca po ashtu u shpreh se më së voni qeveria e re do të formohet në muajin prill.

“Nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur në maj, ne do të kishim fituar gati një vit në kohë për formimin e qeverisë”, tha Konjufca.

Tutje, Konjufca theksoi se Vjosa Osmani nuk ka asnjë problem që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve, gjersa shprehet i bindur se pas zgjedhjeve konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë.

“Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë duke përfshirë edhe pakicat”, tha Konjufca në RTV Dukagjini. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin