Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme.
Gjatë raportimit, Konjufca paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nëse presidenti Hashim Thaçi nuk e nënshkruan dekretin për shkarkimin e 7 ambasadorëve.
Pasi, sipas tij, ligji e parasheh që presidenti të nënshkruaj këtë dekret dhe jo të vejë veto.
“Nëse ai (presidenti) tenton të vëjë veto, atëherë mund ta konsideroj dërgimin e tij në Kushtetuese”, ka thënë Konjufca para anëtarëve të komisionit.
Ministri Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për ambasadoren së Kosovës në Shetetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citakut e cila, sipas tij, e lexoi saktë ligjin dhe e pranoi tërheqjen nga misioni diplomatik./Gazeta Sinjali/