Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca të hënën do të udhëtojë drejt Shqipërisë për vizitë zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Agjenda e kryekuvendarit gjatë kësaj vizite përfshin takimin e tij me Presidentin e Shqipërise, Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrin, Edi Rama.
Kjo vizitë njëherësh shënon edhe vizitën e parë zyrtare të Konjufcës në cilësi të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/