image Konjufca takon Dendiasin, ia përmend rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia

Politikë

Konjufca takon Dendiasin, ia përmend rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia

news image

Ministri i Jashtëm i Greqië, Nikos Dendias ka uruar kryeparlamentarimn Konjufca për detyrën dhe konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë si dhe ka shprehur mbështetjen e shtetit grek për Kosovën rreth liberalizimit të vizave dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Teksa, kryeparlamentari Konjufca, ka shprehur gatishmërinë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Konjufca në mes tjerash ka shprehur edhe rëndësinë që ka njohja nga Greqia për shetin e Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Në takim u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbinë.

Para këtij takimi, kryediplomati grek u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe me ministren Donika Gërvalla. /Gazeta Sinjali/