image Konjufca takon ambasadorin e Portugalisë, i kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Politikë

Konjufca takon ambasadorin e Portugalisë, i kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar me ambasadorin jo-rezident të Portugalisë për Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliveira.

Në këtë takim është diskutuar mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit dhe avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve mike.

Kryeparlamentari Konjufca kërkoi nga ambasadori portugez mbështetje për liberalizimin e vizave.

Përveç kësaj, Konjufca po ashtu kërkoi mbështetje të mëtejme për proceset që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Ndërsa, ambasadori Oliveira shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ritheksoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.

/GazetaSinjali/