image Konjufca takohet me Varhelyin: BE-ja duhet të heq vizat sa më parë për kosovarët - Sinjali

Konjufca takohet me Varhelyin: BE-ja duhet të heq vizat sa më parë për kosovarët

news image

Në kuadër të takimit të dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për Zgjerimin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takoi Komisionarin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Konjufca dhe zyrtari i lartë i BE-së diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës rikonfirmoi se perspektiva e integrimit evropian mbetet një objektiv i fortë strategjik i Kosovës dhe shtoi se Prishtina zyrtare ka bërë hapa konkret në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në këtë rrugë.

Gjithashtu, Konjufca shprehu shqetësimin që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen.

“BE-ja duhet të tejkalojë dallimet brenda vetes dhe të marrë vendimin e duhur, duke hequr sa më parë vizat për qytetarët tanë“, theksoi Konjufca.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin