Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të vazhdojë takimet në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai sot do të takojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Kryetari i Kuvendit, gjatës së shtunës ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.
Po ashtu Glauk Konjufca, është takuar edhe me ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Hagës me 4 vjet e gjysmë burgim.