Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 14:00, raporton Sinjali.
Ndryshe, Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë. Marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve u vendosën më 1 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa më pak se një muaj më pas, më 14 mars Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem.
Njohja e Kosovës nga Izraeli ka ardhur në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020.