image Konjufca: Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm në përpjekjen për liri

Sociale

Konjufca: Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm në përpjekjen për liri

news image

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, sot së bashku me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Konjufca gjatë vizitës atje tha se “sakrifica e familjes Jashari ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën”.

Tutje Konjufca shtoi se “Është një moment që jo vetëm e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën , por edhe një sakrificë që  shkundi botën, e lëvizi botën demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë”.

Kryeparlamentari gjithashtu u shpreh se “Është ky një moment kur sakrifica kthehet në epope dhe kur i gjithë kombi mobilizohet e bëhet UÇK”.

“Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/