image Konjufca: Rënia heroike e Zahirit me shokë, ndër aktet më sublime në kapitullin e luftës sonë për liri

Sociale

Konjufca: Rënia heroike e Zahirit me shokë, ndër aktet më sublime në kapitullin e luftës sonë për liri

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar heronjtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 25 vjetorin e vrasjes së tyre.

Ai tha se rënia heroike e komandant Zahirit me shokë, një ndër aktet më sublime në kapitullin e luftës sonë për liri.

“25 vite më parë, në një përballje të pabarabartë me forcat pushtuese serbe, në Pestovë të Vushtrrisë, u përjetësuan në altarin e lirisë strategët dhe themeluesit e bazave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – heronjtë e kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Rënia heroike e komandant Zahirit me shokë shënon një ndër aktet më sublime në kapitullin e luftës sonë për liri dhe çlirim nga Serbia. Ata vendosën të të vdesin në këmbë, duke mos e pranuar gjunjëzimin. Dhe kështu e frymëzuan një popull të tërë në rrugën e pakompromis të çlirimit”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Tutje, ai u shpreh se populli ynë do ta kujtojë me nderim e respekt të përhershëm luftën e lavdishme të UÇK-së,

“Populli ynë do ta kujtojë me nderim e respekt të përhershëm luftën e lavdishme të UÇK-së, sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë – Republikës së Kosovës. Lavdi e përjetshme”, shkroi kryeparlamentari Konjufca.

/GazetaSinjali/