image Konjufca: Qeveria duhet t'i mbrojë krerët e UÇK-së në Hagë

Politikë

Konjufca: Qeveria duhet t’i mbrojë krerët e UÇK-së në Hagë

news image

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se është politikë e Qeverisë Kurti që të merret aktivisht në procesin që po ndodh në Hagë, duke i mbrojtur krerët e UÇK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se qeveria duhet të prezantojë prova në favor të mbrojtjes dhe të përgënjeshtrojë pozicionet e Serbisë me të cilat ai thotë se ky shtet po synon ta minojë edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër.

Konjufca ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e domosdoshme.

“Pa dyshim, politikë zyrtare e shtetit tonë, e qeverisë sonë, e institucioneve tona është që të konsolidojmë grupet të cilat do të merreshin me mbrojtjen e tyre, që do të ishin aktivë në këtë proces, jo thjeshtë spektatorë. Ne të themi që është një proces i drejtësisë ndërkombëtare dhe ne po e vëzhgojmë se si po zhvillohet.Kështu ka qenë fatkeqësisht qasja e qeverisë së kaluar.

Tash Qeveria e re duhet të merret si pjesëmarrëse aktive në procesin që po ndodh atje duke i mbrojtur përfaqësuesit tanë, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes dhe duke përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë me të cilat synon të na i minojë edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër, por edhe tek e fundit shtetësinë dhe kredibilitetin në arenën ndërkombëtare të sovranitetit të Kosovës”, tha ai në televizionin publik./Gazeta Sinjali/