image Konjufca pret Spiropalin, zotohen për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kosovë

Konjufca pret Spiropalin, zotohen për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë

news image

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca priti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryekuvendari Konjufca, pasi i përcolli Spiropalit përgëzimet për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, si dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dhe thelluar edhe më tutje në të gjitha fushat e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral.

Në takimin e përzemërt, kreu i Kuvendit dhe ministrja Spiropali u dakorduan se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë kërkesë imanente e kohës dhe ato duhet të zgjerohen e fuqizohen akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror.

Po ashtu konstatuan se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është tejet e rëndësishme, meqë Kosova aktualisht ndodhet në procese shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj.​ /GazetaSinjali/