image Konjufca pret në takim deputetin e Parlamentit të Britanisë së Madhe

Politikë

Konjufca pret në takim deputetin e Parlamentit të Britanisë së Madhe

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mëngjesin e sotëm ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Britanisë së Madhe, njëherësh të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkan Perëndimor, Martin Vickers.

Vickers është shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Takimi Konjufca-Vickers është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

/GazetaSinjali/