image Konjufca për Qerkën: Ata që kanë probleme me drejtësinë nuk e kanë problem me marrë pozita në Qeverinë Hoti

Politikë

Konjufca për Qerkën: Ata që kanë probleme me drejtësinë nuk e kanë problem me marrë pozita në Qeverinë Hoti

news image

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar lirimin nga detyra e këshilltarit të ministrit të Drejtësisë, Enis Qerka, i cili ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kg drogë.

Sipas Konjufcës, njerëzit që kanë probleme me drejtësinë nuk e kanë të vështirë të marrin pozita në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Njerëz të tillë, duke filluar prej komandant ftyres e deri te ky i hetuari dhe i dyshuari për bartjen e 130 kilogramëve të drogës, i cili bëhet këshilltar i ministrit të Drejtësisë, të gjitha këto tregojnë se njerëzit që kanë probleme të mëdha me drejtësinë nuk e kanë problem me marrë pozita në qeverinë Hoti”, ka thënë Konjufca gjatë një konference për media.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka liruar nga pozita e këshilltarit Enis Qerkën, që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë.

Këtë vendim ministri Selimi tha se e mori pas raportimit të sotëm të mediave./Gazeta Sinjali/