image Konjufca për Mustafën: Ai i mvesh atribute profetike Kujtim Shalës, nuk guxon një profesor të bëjë këtë

Kosovë

Konjufca për Mustafën: Ai i mvesh atribute profetike Kujtim Shalës, nuk guxon një profesor të bëjë këtë

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Galuk Konjufca, ka komentuar reagimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me pretendimet e deputetit të LVV-së, Gazmend Gjyshnica, se është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ironizimi i Mustafës se nëse deputetët e LVV-së lexojnë librat e Shalës, nuk do t’i kuptojnë dhe do ta thërrasin, jo ambulancës siç bënë sot, por helikopter, sipas Konjufcës është shpërfaqje e dëshprimit për qeverisje dhe mllefit ndaj LVV-së.

Konjufca thotë se cilësimet e kreut të LDK-së për Shalën janë atribute profetike, të cilat sipas tij nuk guxon t’i bëjë një profesor.

“Cilësimet të tilla do ishin të tepërta për Ismail Kadaren e lëre më për akademikët e LDK-së. Ndërsa, mllefi i tij që po i humb partnerët ndërkombëtarë, ka shkaktu një pezëm në popullësi. Ata që populli i ka larguar me votë, Isa i ktheu në pozitë. Ambasadat ia kanë bërë të ditur se kthimi në zyre i keqpërdoruesve ka qenë gabim. Sivjet shumë interesant, diçka tjetër po vërehet me këtë qeverinë Hoti. Ai i mvesh atribute profetike Kujtim Shalës. Nuk guxon një profesor të bëjë këtë. Ai e ngritë në një nivel kozmik. Çfarë drama dhe konsekuenca politike zhvillohen në një vend kur populli nuk ka aspak besim në Qeveri”, tha ai nl T7. /Gazeta Sinjali/