image Konjufca për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit: Është politike, kjo e sulmon luftën tonë për liri

Kosovë

Konjufca për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit: Është politike, kjo e sulmon luftën tonë për liri

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka folur për ngjarjet e fundit nga Gjykata Speciale ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca tha se këto aktakuza janë politike dhe sipas tij kjo është një dënim kolektiv pasi nuk është e ndërtuar sipas një gjuhe të ftohtë juridike që është neutrale ndaj zhvillimeve politike.

“Është një aktakuzë politike. Duke filluar që në faktin se në atë aktakuzë që thuhet se brenda UÇK-së ka pasur ndërmarrje kriminale. Aktakuza është një dënim kolektiv. Nuk është e ndërtuar sipas një gjuhe të ftohtë juridike që është neutrale ndaj zhvillimeve politike. E sulmon luftën tonë për liri. Nuk lihet thjesht në horizontin e veprimeve individuale duke hetuar aspektet individuale të secilit prej të akuzuarve”, tha Konfjuca në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”.

Tutje, ai theksoi se Gjykata Speciale ka një tentativë për ta konsideruar të gjithë UÇK-në një ndërmarrje kriminale dhe se nuk heton krime individuale.

“Nëse lexohet mund të vërehet një horizont politik mbi emërtimin e UÇK-së. Nuk thuhet se kishte veprimtari kriminale nga individët por thuajse e emëron UÇK-në si një ndërmarrje të madhe kriminale. Kjo do të ketë dhe ndikim në luftën tonë për liri. Të gjithë e kanë thënë, edhe zyrtarë më të lartë të UÇK-së kur është intervistuar në të kaluarën se duhet të dallohet ekskluzivisht ajo që është përgjegjësi individuale dhe veprimtaritë në grup”, përfundoi Konjufca. /Gazeta Sinjali/