image Konjufca pas vdekjes së humoristit Cima: Humori i tij ka qenë thellësisht politik

Sociale

Konjufca pas vdekjes së humoristit Cima: Humori i tij ka qenë thellësisht politik

news image

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një postimi, Konjufca tha se humori i tij kishte qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur si i tillë.

“Humori i Rasim Thaçit ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë. Çdo herë ka pasur porosi të mprehta brenda skeçeve të tij. Humori që e bënte Treshi Përsheshi gjatë viteve ’90 nuk ishte thjesht zbavitje, por aktivizëm politik”, shkroi ndër të tjera Konjufca në Facebook.

Postimi i plotë i Konjufcës:

“E nderuar familje Thaçi!

Sot e morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, ikonës sonë të humorit, z. Rasim Thaçi – Cima.

Ai nuk u dorëzua, duke bërë që me humorin e tij të na lehtësojë sadopak ditët e vështira nëpër të cilat kaloi populli ynë.

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Kosovën.

Ai u nda nga kjo jetë, por e la pas vetes një karrierë të pasur në zhanrin e humorit.

Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me ju për ndarjen nga jeta të z. Rasim Thaçi – Cima.

I përhershëm qoftë kujtimi për të!”

/Gazeta Sinjali/