image Konjufca njofton ndërkombëtarët për reciprocitetin: Barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve

Kosovë

Politikë/ Konjufca njofton ndërkombëtarët për reciprocitetin: Barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj Serbisë është e vetmja mënyrë që mund të normalizojë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Konjufca në një postim në rrjetin social Twitter ka shkruar se beson që barazia është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 “Nisur nga sot, Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe e ka zëvendësuar atë me procesin e gradualshëm të reciprocitetit ndaj Serbisë. Besojmë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Konjufca./GazetaSinjali/