image Konjufca në përballjen me Daçiq ia kujton edhe fushatën e çnjohjeve

Konjufca në përballjen me Daçiq ia kujton edhe fushatën e çnjohjeve

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca është përballur me Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm në Serbi, në komunikimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty, Konjufca ka përmendur fushatën e egër të Serbisë në krye me Daçiq në tërheqjen e njohjeve për Kosovën, nga shtetet anëtare të OKB-së. Në fjalimin e tij, Konjufca ka theksuar që Pavarësia e Kosovës është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Me video paraqitje, siç edhe u mbajt ky takim sot, Konjufca duke përmendur që disa shtete anëtare nuk e njohin ende Pavarësinë e Kosovës, u bëri thirrje të gjithëve që të bëjnë atë.

Ai tha se në këtë mënyrë do të respektonin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të mbështesnin paqen në rajon.

“Ne nuk e kemi dërguar në Gjykatë Ndërkombëtare pyetjen për Pavarësinë së Kosovës, e ka dërguar Serbia. Është qëndrim hipokrit të kërkohet nga gjykata dhe mos të respektohet përgjigja e cila u është dhënë”, tha Konjufca.

Konjufca tha se marrëdhëniet e vështira me Serbinë mund të përmirësohen vetëm me dialog të sinqertë dhe të barabartë.

“Marrëdhëniet e shtetit tonë me Serbinë vazhdojnë të jenë të vështira, qeveria është e bindur që mardhëniet mund të përmirësohen vetëm me dialog të sinqertë e të barabartë. Për të krijuar një mjedis të tillë, qeveria ka vendosur të tërheq tarifën qind për qind, kemi marrë hapa gradual të reciprociteti për të adresuar barriera tarifore që Serbia i ka bërë për mallrat tona. Serbia duhet t’i ulë barrierat”, tha ministri i Jashtëm.

Ndër të tjera, Konjufca ka thënë se rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit ka pasur qëllim ndaljen e spastrimit etnik të popullit të Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, tani është një periudhë tjetër kohore dhe UNMIK duhet të përfundojë mandatin e tij.

Ministri i Jashtëm përmendi të zhdukurit në Kosovë, profesor Ukshin Hotin dhe mijëra gra të dhunuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë, për çka edhe kërkoi drejtësi.

Ai i përmendi Daçiqit fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

“Zoti Daçiq ka pas fushatë , i mashtruar shtetet që e kanë njohur Kosovën ,lidhur karakterin dhe me statusin e Kosovës. Dialogu ynë quhet dialog për përmirësim të dy shteteve, mirëpo Daçiq po shkon të disa shtete duke i mashtruar ata, që po flasim për statusin. Kjo nuk është e vërtetë dhe kemi kërkuar nga Serbia që të ndërprejë këtë fushatë”,

Konjufca tha se Pavarësia e Kosovës është faktori i paqes dhe stabiliteti në rajon. /Gazeta Sinjali/