image Konjufca: Në Kosovë kanë ndodhur 30 ose 40 vrasje politike deri në vitin 2001

Kosovë

Konjufca: Në Kosovë kanë ndodhur 30 ose 40 vrasje politike deri në vitin 2001

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se partia e tij nuk e fsheh se ka pasur vrasje politike, por një gjë të tillë thotë se është munduar ta bëjë dikush për 20 vjet.

Sipas tij, janë 30 ose 40 veprimtarë politikë që janë vrarë në Kosovë deri në vitin 2001, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje politike dhe këtë ne nuk e fshehim kurrë si Vetëvendosje, ndonëse dikush në Kosovë është mundu vazhdimisht me e fsheh.

Edhe Behajdin Allaqi, edhe Xhemajl Mustafa, edhe Smajl Hajdaraj, edhe krejt që munden me qenë 30 apo 40 në Kosovë që janë vra edhe në 99-ën po edhe në 2000-tën, e qe besa deri në 2001-tën, këto nuk ke çka i fsheh, këto janë të vërteta”, tha Konjufca në televizionin publik.

Arsyeja e moszbardhjes së asnjërës prej këtyre vrasjeve, Konjufca thotë se është mungesa e vullnetit politik për diçka të tillë.

“Sa vjet janë bërë? 20? Sa vrasje janë zbardhë? Asnjë. Pse nuk janë hapur kurrë këto, pse kjo me na mbet si guri në qaf, shtrohet pyetja. Mendojë që aty ku nuk ka vullnet politik për diçka, drejtësia kurrë nuk mundet me pri”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/