image Konjufca në Bruksel: Shpresoj që projekte si mini-Shengeni nuk e kanë funksionin e biberonit

Politikë

Konjufca në Bruksel: Shpresoj që projekte si mini-Shengeni nuk e kanë funksionin e biberonit

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar në Bruksel, në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca tha se në kushtet e sotme, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ndjehen të lëna anash e të dezorientuara, vetëm nëse shtetet kryesore të BE-së e aplikojnë doktrinën e cila quhet “njëherë thellim, pastaj zgjerim”.

Ai ka thënë se shpreson se projektet të tilla si mini-Shengeni, nuk e kanë funksionin e biberonit që e zëvendëson integrimin e këtyre shteteve në BE.

“Nëse krijohet një konsensus evropian ndaj kësaj strategjie, dëmi që do t’i bëhet Ballkanit Perëndimor do të jetë kolosal. Shpresoj shumë që projektet të cilat po shfaqen këto dy vitet e fundit nën formën e platformave të ‘bashkëpunimit rajonal’ si puna e mini-Shengenit, nuk e kanë funksionin e biberonit që e zëvendëson integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE me një moratorium, derisa BE-ja ta kryejë thellimin e vet”, theksoi kreu i legjislativit të Kosovës./Gazeta Sinjali/