image Konjufca: Mustafa po kërkon të bëhet përsëri kryeministër prapa perdeve

Politikë

Konjufca: Mustafa po kërkon të bëhet përsëri kryeministër prapa perdeve

news image

Glauk Konjufca ka komentuar zyrtarizimin e kandidaturës së Avdullah Hotit për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca tha se arsyeja se pse LDK e rikandidoi Hotin për kryeministër, sipas tij, është dëgjueshmëria që ai ka ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

“Hoti ka një tipar për të cilin është zgjedhur kandidat. Ai është vendosur si kandidat, për shkak të dëgjueshmërisë ndaj Isa Mustafës. Ka një dëgjueshmëri të jashtëzakonshme të tij. Duket se Isa Mustafa po synon të jetë kryeministër i Kosovës në prapavijë. Isa Mustafa po kërkon të bëhet përsëri kryeministër prapa perdeve.”

“Një njeri që nuk kandidon prej zgjedhjeve të vitit 2014. Vetë thoshte se nuk është i interesuar për kryetar të LDK-së, por përsëri e mori vetë. Kur e mbështeste Vjosa Osmanin, por prapë ia mbajti hatrin Agim Veliu. Edhe në këtë qeveri kishte rolin kryesor. Kur e pashë se Hotin e kishin vendosur, e pashë si zgjatim të Isa Mustafa. Ai po vepron sipas vegëzave”, tha Konjufca në T7, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/