Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar shqiptarët me rastin e festave të Nëntorit.
Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot 28 Nëntori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.
“Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë”.
“Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare”, ka shkruar Konjufca./GazetaSinjali/