image Konjufca: Kur ka folë Albini me Thaçin për Specialen, ish-presidenti ka thënë se duhet të pastrohemi

Kosovë

Konjufca: Kur ka folë Albini me Thaçin për Specialen, ish-presidenti ka thënë se duhet të pastrohemi

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se i pari i VV-së, Albin Kurti, gjithmonë e ka mbrojtur UÇK-në, por ka qenë kundër votimit të Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca tha se në bisedat me Kurtin, Thaçi kishte thënë se duhet ta votojmë Gjykatën Speciale sepse sipas tij duhet të pastrohen ish-krerët e UÇK-së.

“Kur ka folë Albini me Thaçin për Specialen ka thënë se po bëni gabim që po e çoni me e votu këtë gjykatë, sepse kështu po i bëni një dëm të jashtëzakonshëm UÇK-së. Interpretimi i ish-presidentit ka qenë se duhet të pastrohemi, ai e qitke në njëfarë mënyrë se s’kemi qahre. E për më tepër vazhdojke me thënë se këtë gjykatë e krijon OKB-ja. Këto pra kanë qenë”, tha Konjufca në televizionin publik.

Po ashtu, Konjufca shtoi se ish-presidenti Thaçi, ka bërë gabime politike të njëpasnjëshme.

“Mendoj se janë bërë gabime të njëpasnjëshme nga ish-presidentit dhe s’mund t’i numërojmë gabimet e tij politike. P.sh, i pari ka qenë që Serbia në njëfarë mënyrë të amnistohet e me të të merret rruga e afrimit dhe bashkëpunimit, për të treguar njeriun e moderuar e të qiten me një anë tjetër krimet e Serbisë e të mos përmenden fort, e mos me pas vullnet politik që drejtësia të veprojë në atë anë.

Mendoj se ka qenë gabim nga ana e Kosovës që na ka kushtu shumë sepse Serbia u ndi komode. Serbia lavdërohej nga Bashkësia Ndërkombëtare, e kur ne e pritëm duarhapur Vuçiqit iu përmirësua imazhi e u bë njeriu i Evropës”, shtoi Konjufca./Gazeta Sinjali/