image Konjufca kundër përfshirjes së Borrellit e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi

Kosovë

Politikë/ Konjufca kundër përfshirjes së Borrellit e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi

news image

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, sot deklaroi se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak nuk janë një kombinim i duhur nga ana e Bashkimit Evropian (BE) për t’u përfshirë në procesin e dialogut, duke qenë se ata vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Konjufca në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme, ka paraqitur punën e deritanishme si ministër i Jashtëm.

“Nuk e përshëndesim faktin që Lajçak vjen si emisar për dialogun nga një shtet mos njohës. Ne themi që nuk mund të jetë kombinim Borrell dhe Lajçak të cilët vijnë nga shtete mos njohëse”, tha ai.

Konjufca tha se emisari i BE-së për dialogun nuk duhet të përfshijë në pako edhe Bosnjën, duke shtuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë temë në vete e të mos përzihet me ndonjë shtet tjetër.

“Dy herë e kam takuar ministrin e punëve të jashtme te Sllovakisë, Lajçak. Ne i kemi bërë me dije se për neve është shumë me rëndësi të arrihet një konsensus i gjerë për dialogun me Serbinë. E dyta është pa kënaqësia jonë që në të njëjtën pako të përzihen me Bosnjën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një temë që e ka pavarësinë e vet dhe të mos përzihet me ndonjë shtet tjetër. Ne ua kemi atyre këtë të qartë”, tha Konjufca. /GazetaSinjali/