image Konjufca: Kosova s’ka pasur asnjëherë konflikte fetare

Politikë

Konjufca: Kosova s’ka pasur asnjëherë konflikte fetare

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova është shembull i respektimit të lirive fetare. Sipas tij kjo e drejtë është kodifikuar përmes Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Liritë Fetare dhe se është dëshmitar se Kosova ka qenë urë lidhëse dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte të karakterit fetar.

“Për shkak të kësaj mangësie në legjislacionin tonë, deri tash ka munguar zotësia juridike e bashkësive fetarë për t’i ushtruar disa të drejta të tyre fundamentale të tyre që janë edhe si standarde fetare”, tha Konjufca në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare.

Kryeparlamentari më tej theksoi se aty ku garantohet liria fetare këto lidhen me statusin juridik me vetentitetin. Pa të vet bashkësisë fetare e cila duhet ta ketë të drejtën e zotërimit juridik të pronës, të marrjes me qira të pronës, mbajtjes së llogarisë zyrtare bankare, punësimin e sigurimin e punëtorëve, sigurimin tyre, anëtarëve dhe pasurisë së tyre por edhe të drejtën e bashkësive fetare për të themeluar institucione të ndryshme.

“Ky është shembull i mirë dhe për t’u globalizuar është i nevojshëm në ditët e sotme kur shohim gjithandej konflikte fetare, jo për shkak që janë konflikte fetë, por për shkak të keqpërdorimit të personave me bindje ekstremiste”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se është me rëndësi të bëhet meqë ajo çka ka munguar deri tash për bashkësitë fetare është personaliteti i tyre juridik, pra ky është thelbi i projektligjit për shkak të kësaj.

/GazetaSinjali/