COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Deklaratë/ Konjufca: Ishte plan i Mustafës që përmes Grenellit ta rrëzojë qeverisjen e të fitojë poena elektorale

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovë, Glauk Konjufca ka thënë se ishte planifikim me qëllim të keq i Isa Mustafës që përmes ambasadorit amerikan, Richard Grenell ta rrëzojë qeverisjen që të marrë poena elektorale.

Sipas Konjufcës, kjo është gabim dhe se politika nuk bëhet kështu, përcjell Gazeta Sinjali.

“Ishte plan i Isa Mustafës që përmes ambasadorit Grenell, ta goditë VV-në dhe qeverisjen, ta rrëzojë atë në mënyrë që para syve të popullit të fitojë poena elektorale. Kjo është gabim, politika nuk bëhet kështu”, ka thënë fillimisht ai në DESKU të KTV-së.

Më tej, Konjufca ka thënë se në mbledhjen gjithëditore të Qeverisë që ishte mbajtur në Sharr, të gjithë ministrat e LDK-së edhe vetë Mustafa ishin pajtuar që taksa të hiqet me reciprocitet.

“Ambasadori amerikan ka thënë që reciprociteti nuk do të zbatohet me Serbinë dhe LDK ka kërcyer menjëherë në këtë vërejtje, ka mendu që mund të bëhet fushatë elektorale me këtë vërejtje të z Grenell, që nuk ka reciprocitet. Përderisa në Sharr janë pajtuar të gjithë ministrat e LDKsë dhe vetë z Mustafa që taksa zëvendësohet me reciprocitet, për këtë kemi dalë me i marrë votat prej qytetarëve”, ka thënë ai.

Konjufca ka bërë të ditur se i kanë thënë kryetarit të LDK-së se po e shkelë marrëveshjen e koalicionit, por që i njëjti ishte përgjigjur se ‘zoti Grenell po thotë kështu’.

“Po mirë bre zotri Grenell, po te pozicioni i zotit Grenell ne do të vijmë më 1 prill, do të vijmë. Do të thotë heqja e taksës, po vetëm me tre hapa, kaq e thjeshtë është kjo dhe fillon të vendoset reciprociteti”, ka thënë ai.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbrëmë me 82 vota për dhe 32 kundër u rrëzua Qeveria Kurti./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin