Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka ndërprerë fjalimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Kuvend, për t’i uruar ditëlindjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
“Ministre çështja është shumë e rëndësishme, por më duhet të të ndërpres për me ia uru ditëlindjen Ganimete Musliut”, tha ai.
Një veprim i tillë i Konjufcës u përcoll me të qeshura dhe duartrokitje.
“I pash disa lule të mëdha duke qarkulluar dhe kureshtja ime ishte e arsyeshme”, shtoi ai.
Urimit të Konjufcës iu bashkëngjit edhe Albulena Haxhiu.