image Konjufca i drejtohet sërish Komisionit të Venecias për projektligjin për konfiskimin e pasurisë

Drejtësi

Konjufca i drejtohet sërish Komisionit të Venecias për projektligjin për konfiskimin e pasurisë

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish i është drejtuar Komisionit të Venecias pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë e bëri të ditur Konjufca i cili tha se kërkesën e ka dërguar në bashkëpunim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

315495857 671471904350508 646530295535077990 n
315495857 671471904350508 646530295535077990 n

/GazetaSinjali/