Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat e LDK-së do t’i ndihmojë në zgjedhjet e ardhshme.
Konjfuca theksoi se Osmani është një nga politikanët më të votuar në Kosovë bashkë me Albin Kurtin.
“Shkarkimi i Osmanit është vazhdimësi me atë se çfarë ndodhi me Qeverinë Kurti. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, janë dy njerëzit më të vonuar në Kosovë. Mas kësaj çka ka ndodhë, unë mendoj se qytetarët sytë i kanë më shumë nga Albin Kurti e Vjosa Osmani. Populli ka me i rikthy në skenë këta dy shumë shpejtë”, u shpreh Konjufca.
Konjufca më tutje tha se duhet pyetur populli edhe njëherë se kush duhet të qeverisë në Republikën e Kosovës./ Gazeta Sinjali/