image Konjufca feston 12-vjetorin e Pavarësisë në Nyrnberg, kjo është arsyeja

Kosovë

Përvjetori/ Konjufca feston 12-vjetorin e Pavarësisë në Nyrnberg, kjo është arsyeja

news image

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Munih, ka udhëtuar në Nyrnberg, për të marrë pjesë në shënimin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe njëvjetorit të rithemelimit të shkollës shqipe në këtë qytet.

Para rreth 600 bashkatdhetarëve, shumë prej tyre nxënës dhe mësues të shkollës shqipe, ministri Konjufca i ka uruar pjesëmarrësit me rastin 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke shprehur konsiderata të larta për të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e lirisë dhe pavarësisë.

Konjufca është shprehur i gëzuar që është rihapur shkolla shqipe në Nyrnberg. Me këtë rasti, ai ka ftuar bashkatdhetarët që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe dhe të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.

“Po shqyrtojmë mundësitë për të mbështetur riorganizimin dhe ristrukturimin e shkollës shqipe, përfshirë edhe ndarjen e një buxheti të veçantë për këtë çështje. Po ashtu, pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re, dua t’ju siguroj se do të angazhohemi që të krijojmë edhe mundësitë që ju të votoni në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës”, tha ministri Konjufca./Gazeta Sinjali/