Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka proceduar kërkesën për zëvendësim të 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë dorëzuar sot mandatet e tyre të deputetëve, raporton Gazeta Sinjali.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës e ka konfirmuar se dhjetë deputetë të Listës Serbe sot kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftimin e dërguar.