Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur ditë të bekuar për Kosovën, ditën e sotme, gjatë së cilës u votuan disa projektligje, në mesin e tyre edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, raporton Gazeta Sinjali.
Konjufca tha se shpërbërja e monopoleve përmes votimit të këtyre projektligjeve është një bekim për shtetin e Kosovës.
“Ditë e bekuar kjo për Kosovën, shpërbërja e monopoleve të dëmshme dhe shumë lajm i mirë që të gjitha subjektet politike paska mendime të njëjta për këtë temë”, tha ai pas votimit të Projektligjit për Tregti me Jashtë dhe Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete./Gazeta Sinjali/