image Konjufca dënon ashpër sulmin ndaj ambasadës së SHBA-së në Tunizi

Kosovë

Shkrim/ Konjufca dënon ashpër sulmin ndaj ambasadës së SHBA-së në Tunizi

news image

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar ashpër sulmin në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi, raporton Gazeta Sinjali.

Konjufca përmes një shkrimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe viktimave.

“Sot mora lajmin për sulmin terrorist ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi. Kosova dënon ashpër këtë sulm dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre!”, ka shkruar Konjufca.

Dy sulmues kamikazë e kanë hedhur veten në ajër pranë ambasadës amerikane në Tunizi, ku lanë të vdekur një polic dhe disa të tjerë mbetën të lënduar./Gazeta Sinjali/