image Konjufca: Çitaku është dashtë të kthehet pasi e ka përfunduar mandatin katërvjeçar

Kosovë

Deklaratë/ Konjufca: Çitaku është dashtë të kthehet pasi e ka përfunduar mandatin katërvjeçar

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se vendimi për shkarkimin e Vlora Çitakut nga posti i ambasadorës e ka marrë për shkak të ligjit, e jo se nuk ka qenë i kënaqur me performancën e saj.

Konjufca më tej, ka cilësuar se Çitaku ka vepruar mirë kur ka thënë se do të kthehet pasi që kjo është në kompentencën e ministrit, përcjell Gazeta Sinjali.

“Për korrektësi, ajo e cila ka reaguar në mënyrë shumë të mirë ka qenë amabasadorja, Vlora Çitaku, e cila ka thënë që do të kthehet për arsye se është në kompetencën e ministrit. Për sqarim edhe për opinonin publik se ka pasë shumë debate pse pe kthen Vlora Çitakun, dëgjoni ajo nuk ka lidhje me performancën e saj”, ka thënë ai në DESKU të KTV-së.

Konjufca ka thënë se është e rrezikshme me thënë që dikush ka qenë i mirë e duhet të qëndrojë atje, duke e shkelur ligjin.

“Ajo duhet të kthehet sepse është vitin e saj të pestë, t’u hy në të gjashtin. Mandatin katërvjeçar e ka përfundu, ligji thotë veç katër vjet, ajo e ka tejkalu mandatin dhe duhet të kthehet me gjithë respektin për paraqitjetet e saj. Është e rrezikshme me thanë ke qenë shumë i mirë qëndro atje dhe shkele ligjin”, ka thënë ai.

Ministri tanimë në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca më 20 shkurt kishte vendosur që t’i shkarkonte 14 konsuj në ambasadat e Kosovës nëpër shtete të ndryshme. Në mesin e tyre ishte edhe Vlora Çitakut që ishte ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/