Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka caktuar sërish seancë për të hënën, pa miratimin e Kryesisë së Kuvendit. Vendimi i kryeparlamentarit u mor pasi që Kryesia dështoi përsëri të mbajë mbledhje, për shkak të mungesës së kuorumit.
Mungesa e dy anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit bëri që mbledhja e paraparë për sot të anulohet sërish.
Herën e fundit kur Konjufca kishte caktuar seancë, kuorumin nuk e kishte bërë përfaqësuesi i Listës Serbe.
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit është e gjashtë me radhë që dështoi për shkak të mungesës së kuorumit./GazetaSinjali/