image Konjufca bisedon në telefon me homologun gjerman, kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kosovë

Politikë/ Konjufca bisedon në telefon me homologun gjerman, kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot biseduar përmes telefonit me homologun e tij gjerman, Heiko Mass.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook,  Konjufca ka thënë se e ka informuar homologun e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass. Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë. Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit. Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë”, ka shkruar ai.

Tutje, Konjufca ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve, nga ku ka kërkuar mbështetje për heqjen e vizave për Kosovën.

“Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave”, ka thënë ndër të tjera ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/photos/a.1081455052041685/1386572894863231/?type=3&theater