Ushtria e Kongos thotë se ka humbur 30 trupa në ofensivën e saj të fundit kundër një grupi të armatosur të Forcave të Bashkuara Demokratike, i cili ka vite që vepron në lindje të vendit.
Ushtria tha se 70 persona u plagosën në ofensivë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Rebelët e FBD-së janë shpallur fajtorë për vrasjen e më shumë se 1.500 njerëzve gjatë pesë vjetëve të fundit në lindjen e Kongos të pasuruar me xehe, ku grupe të shumta rebele janë aktive. /Gazeta Sinjali/