Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një person u godit për vdekje qëllimisht nga një veturë. Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, ndërsa shoferi i dyshuar tashmë ka rënë në prangat e Policisë, Gazeta Sinjali.
I dyshuari Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kap dhe i njëjti tashmë është shoqëruar në stacion policor.
Sinjali ka mësuar se konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur pasi Ilir Osmani, tash i ndjerë, dyshohet se ia kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi. Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, po dyshohet se ia ka zënë pritën sot dhe e ka goditur qëllimisht për vdekje.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët kanë pasur një rast të hapur në Polici.
Lajmin për ndalimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar 48 ore për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.
Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar një veturë, që dyshohet se është pronë e të dyshuarit.
Policia del me njoftim për të gjitha detajet e rastit
Nga Policia Rajonale në Pejë janë bërë të ditura të gjitha detajet e incidentit tragjik, përmes një njoftimi të ri për mediat.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori.
Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore.
Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.
Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës sё Shqipërisë.
Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.