image Konflikt për pronë: Gjakoset një person derisa po punonte në një tokë në Istog

Siguri

Konflikt për pronë: Gjakoset një person derisa po punonte në një tokë në Istog

news image

Mosmarrëveshja për pronë ka shkaktuar një përleshje në fshatin Tomoc të Istogut, gjatë ditës së djeshme. Një person përfundoi në Polici, ndërsa një tjetër në spital pas një fjalosje që ndodhi mes tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari T.Gj, e ka bërë viktimën për spital pasi ky i fundit ishte duke punuar në një pronë. Deri te fjalosja ka ardhur kur i dyshuari ka filluar ta pengojë viktimën derisa po punonte dhe në atë moment situata ka eskaluar.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës i dyshuari e ka goditur personin tjetër me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka u dërgua edhe në Qendrën e  Mjekësisë Familjare në Istog.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Policia, me ç’rast të dyshuarit ia kanë vënë prangat dhe i njëjti është ndaluar me urdhrin e prokurorit kujdestar.

/GazetaSinjali/